Biletaavioni.al është mënyra më e mirë dhe më e lehtë për të kërkuar, gjetur dhe rezervuar fluturime të lira. Përdorni menunë e kërkimit në biletaavioni.al për të krahasuar çmimet e shumë linjave ajrore njëherësh. Rezervimet e hershme dhe datat fleksibël të udhëtimit shpesh ju ofrojnë çmime më të ulëta biletash.
Çfarë ndodh pasi e kam rezervuar fluturimin tim?
Sapo të zgjidhni fluturimin tuaj, do të rezervoni direkt me një nga linjat ajrore ose partnerët tanë të udhëtimit, zakonisht në faqen e tyre të internetit. Email-i i konfirmimit të rezervimit të fluturimit dhe të gjitha informacionet e tjera që do t'ju nevojiten do të vijnë prej tyre. Gjithashtu mund të kontaktoni me ekipin tonë të të kujdesit ndaj klientit nëse keni nevojë për ndihmë.
Kush e dërgon biletën time të avionit dhe si mund ta anuloj ?
Bileta ju dërgohet direkt nga linjat ajrore ose
partnerët tanë të udhëtimit ( psh Kiwi.com) , Për çfarëdolloj kërkese për ndryshim apo anulim, duhet të kontaktoni kompaninë ajrore.
Kur është koha më e mirë për të blerë bileta avioni - minutën e fundit apo më herët?
Ofertat e fluturimeve të minutës së fundit janë të lira, por se kur saktësisht eshtë momenti më i mir për të blerë biletat e avionit do të varet nga periudha, vëndi ku planifikoni të udhëtoni dhe nga cili vend po niseni. Për linjat ajrore që operojnë në Shqipëri ne ju sygjerojmë gjithmonë të rezervoni biletat e avionit më përpara për të kapur çmimet më të ulta.
Sa kohë më parë duhet të rezervoj një fluturim për të kapur çmimin më të ulët?
Linjat ajrore ofrojnë struktura të ndryshme çmimesh, prandaj për t'u siguruar që të merrni ofertën më të mirë, përdorni Biletaavioni.al. Ne kërkojmë në mbi 100 faqe udhëtimesh në të njejtën kohë, që ju të zgjidhni ofertën më të mirë për bileta.
Cilat ditë janë më të lira për të rezervuar një fluturim?
E marta, e mërkura dhe e shtuna janë shpesh ditët me çmimet më të lira të biletave të avionit. Kërkoni duke përdorur Biletaavioni.al për të parë çmimet e fluturimeve në ditë individuale dhe zgjidhni atë që ju përshtatet.
Cili është muaji më i lirë për të fluturuar në Evropë?
Fluturimet jashtë sezonit veror janë përgjithësisht më të lira se çmimet e biletave gjatë sezonit veror. Nëse po rezervoni një fluturim ndërkombëtar, atëherë shkurti është muaji më i lirë për të fluturuar dhe qershori më i shtrënjti.
Si i gjen Biletaavioni.al çmimet kaq të ulëta të fluturimeve?
Biletaavioni.al monitoron çdo faqe fluturimesh online çdo ditë dhe shfaq rezultate nga qindra linja ajrore dhe faqe interneti të palëve të treta, duke gjetur bileta avioni sa më të lira për përdoruesit tanë.
Më sygjero nje vënd për të udhëtuar sot?
Milano është në trend midis udhëtarëve tani. Por nëse dëshironi më shumë opsione, kërkoni duke klikuar këtu
për të gjetur ofertën më të mirë të fluturimit.